Këshilltare Ligjore
Znj. Anxhela Tato është diplomuar në vitin 2011 me titullin “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës. Znj. Tato e ka nisur karrierën profesionale si specialiste në drejtorinë e njoftimeve në institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në periudhën 2014 – 2021, para se të zgjidhej këshilltare ligjore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, znj. Tato ka ushtruar funksionin e specialistes në Drejtorinë e Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme të organizuara nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Entit Kombëtar të Banesave. Znj. Anxhela Tato është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe gjermane.