Këshilltar Ekonomik
Diplomohet si ekonomist në vitin 2006, në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në vitin 2017 ka përfunduar studimet Master Profesional për drejtësi administrative. Karriera profesionale e z. Karaj ka nisur në vitin 2007 në fushën bankare, duke mbajtur pozicione të ndryshme në “Bankën Kombëtare të Greqisë”. Në vitin 2018, Karaj u emërua në po të njëjtën bankë si përgjegjës i departamentit të parandalimit të pastrimit të parave. Z. Karaj është certifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Specialistëve për Parandalimin e Pastrimit të Parave, në Luksenburg. Ekonomisti i lartë është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.