Këshilltare Ligjore

Diplomohet në vitin 2007 me titullin “jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Evropës Jug-Lindore Maqedoni. Në vitin 2011 mbron diplomën “master, niveli i dytë” në “Të Drejtë Private Evropiane”, në Universitetin “La Sapienza”, Itali. Znj. Blerina Zhupa ka nisur karrierën e saj profesionale në vitin 2008 si juriste në sektorë të ndryshëm të administratës publike, për të vijuar më pas në tregun privat. Në vitin 2018 znj. Blerina Zhupa u emërua juriste në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku mbajti paralel edhe detyrën e personit përgjegjës për prokurimet publike, si njohëse e mirë e tyre. Gjatë periudhës së studimeve të larta ajo ka marrë pjesë edhe në trajnime, seminare dhe vizita studimore. Që prej vitit 2008 zotëron licencën e avokatit. Znj. Blerina Zhupa është njohëse e mirë e gjuhës angleze, italiane, frënge dhe spanjolle.