Këshilltare Ekonomike

Diplomohet për “Financier -kontabilist” në vitin 2004, në Fakultetin e Ekonomisë, Tiranë. Në vitin 2010 fiton titullin “Kontabël i miratuar” nga Ministria e Financave. Përvojat e saj profesionale janë zhvilluar në sektorin privat, ku ka ushtruar detyra të ndryshme, si ekonomiste, konsulente e jashtme financiare dhe audituese. Në njëmbëdhjetë vitet e fundit ajo ka mbajtur postin e drejtores së financës në një kompani prestigjioze për tregtimin e materialeve të ndërtimit. Znj. Denada Kuburja ka kryer disa trajnime dhe stazhe nga agjenci ndërkombëtare për drejtim strategjik biznesi apo auditues ligjor.
Znj. Kuburja është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe e gjuhës italiane.