Këshilltare Ligjore
Diplomohet “Jurist” në vitin 2005, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2008 përfundon studimet master në “Queen’s University Belfast”, Britani e Madhe. Në vitet 2005-2013 znj. Stoja ka punuar si juriste dhe avokate në studio të ndryshme ligjore vendase dhe të huaja, si edhe në Bankën Kombëtare Tregtare. Gjatë viteve 2013-2016 ka mbajtur postin e drejtorit të licencimit në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit; gjatë kësaj detyre ka ushtruar edhe funksione të tjera, si kryetare e Komisionit të Apelimit të Gjobave për Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, si dhe anëtare pranë Bordit të Monitorimit të Lotarisë Kombëtare. Ka shërbyer për një periudhë njëvjeçare si koordinatore pranë Njësisë së Transparencës dhe Antikorrupsionit në Kryeministri. Ka kryer trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Znj. Stoja është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe e gjuhës italiane.