Këshilltar Ligjor

Z. Edrin Fidhe është diplomuar në vitin 2008, me titullin “Jurist”, në universitetin “Luarasi”, Tiranë. Ka mbrojtur diplomat e nivelit master “Të Drejtë Administrative” dhe “Të drejtë Biznesi”. Karriera e tij profesionale ka nisur në vitin 2009 në pozicionin e specialistit në Sektorin e Shëndetësisë, Ushqimit dhe Burimeve Mjedisore Bazë në Qendrën Kombëtare të Licencimit.
Në periudhën 2010 – qershor 2021,  ka ushtruar detyra të ndryshme si specialist, inspektor dhe si drejtor i komanduar në Drejtorinë e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe, më pas, në Drejtorinë e Hetimit Administrativ pranë Institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Z. Fidhe është ekspert dhe trajner i certifikuar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë për legjislacionin vendas dhe atë europian/GDPR (nga projekt i BE-së), si dhe ka marrë pjesë në konferenca, seminare, fushata sensibilizimi, grupe pune ndërinstitucionale dhe vizita studimore që i kanë shërbyer për rritjen profesionale. Z. Endrin Fidhe ka dhënë kontributin e tij si bashkëhartues në “Përmbledhësen ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale”, bashkëredaktues i “Udhëzuesit praktik për personat e kontaktit të ngarkuar për, mbrojtjen e të dhënave personale”. Është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.