Eleni Sava
Këshilltare Ligjore
Znj. Eleni Sava është diplomuar si juriste në vitin 2010, në universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Në vitin 2013 ka mbrojtur titullin “Avokat”. Karrierën profesionale e ka nisur si asistente notere dhe më pas asistente avokate. Për një periudhë 9-vjeçare, znj. Sava ka mbajtur detyrën e juristes në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Vlorë. Gjatë ushtrimit të këtij funksioni në këtë drejtori, ajo ka kryer edhe detyra të tjera si atë të kryetares së Komisionit Rajonal të Ankimit, si dhe atë të kryetares së njësisë së prokurimit. Për vitet akademike 2020 – 2021 dhe 2021 – 2022 është renditur si fituese në konkursin e zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës në pozicionin “kandidat për ndihmës ligjor”. Znj. Sava ka botuar artikuj juridikë në revistën “Avokatia”, si dhe ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme në fushën ligjore. Znj. Eleni Sava ka mbrojtur me diplomë disa gjuhë të huaja si anglisht, italisht, frëngjisht, si dhe është njohëse e gjuhës greke.