Këshilltare Ligjore

Diplomohet në vitin 2007 me titullin “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2011 mbron diplomën master në shkenca juridike civile. Znj. Bushati e ka nisur karrierën e saj në kompani të ndryshme private, si juriste në fushën e së drejtës tregtare, taksave dhe tatimeve. Më pas ajo ka mbajtur detyrën e juristes, si dhe të menaxheres të sektorit ligjor në Unionin Shqiptar Kursim Kredi. Znj. Elona Bushati ka kryer disa trajnime në të drejtë ndërkombëtare publike dhe në të drejtë ekonomike europiane. Që nga viti 2009 ajo zotëron, gjithashtu, licencën
e avokatit.
Znj. Bushati është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe e gjuhës frënge.