Këshilltare Ekonomike

Diplomohet në vitin 2005 me titullin “Ekonomist” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ndërsa në vitin 2022 ka mbrojtur diplomën Master Profesional në “Administrim Biznesi”. Karriera e saj profesionale ka nisur në NBG Bank (National Bank of Greece – Albania), sot ABI Bank, fillimisht në pozicionin e shërbimit të klientit e, më pas, si menaxhere e shitjeve të produkteve për individ.

Nga viti 2019 deri në vitin 2021, znj. Özmutlu është emëruar pranë institucionit mikrofinanciar “NOA” sh.a. në pozicionin e supervizores së kredisë konsumatore.

Nga marsi 2021deri në dhjetor 2022 është punësuar në pozicionin e anëtares së Sekretariatit Teknik pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Gjatë karrierës së saj në bankë, znj. Elona Özmutlu ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe ka ndjekur një sërë kursesh profesionale pranë ISSAT për Menaxhim Banke dhe Burse, niveli pasuniversitar dhe pranë IMB për Kontabilitet Alpha, Financa 5.

Është njohëse e mirë e gjuhës angleze, italiane dhe turke.