Këshilltare ligjore

Znj. Eniela Agolli është diplomuar si juriste në vitin 1999, në Fakultetin Juridik, të Universitetit të Tiranës. Ka përfunduar studimet  master shkencor për “Legjislacion dhe Institucione Evropiane” në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu,  znj. Eniela Agolli  ka mbrojtur titullin “Avokat” , profesion të cilin e ka ushtruar për një kohë të gjatë. Karriera e saj profesionale si juriste ka nisur në Bashkinë e Tiranës dhe, më pas, në institucione të tjera shtetërore dhe private në detyrën e përgjegjëses së sektorit juridik, si dhe ka ushtruar për një periudhë të shkurtër detyrën e këshilltares ligjore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Znj. Eniela Agolli është njohëse e gjuhës angleze dhe italiane.