Enkeleda Kambo
Këshilltare Ekonomike
Znj. Enkeleda Kambo është diplomuar në vitin 2004, në Fakultetin e Ekonomisë në degët Administrim Biznesi dhe Marketing, Tiranë.
Këshilltarja Enkeleda Kambo ka eksperienca të ndryshme profesionale, fillimisht, si specialiste në shërbime bankare dhe ekonomike. Nga viti 2009 e më pas karriera e saj ka njohur rritje, duke mbajtur pozicione drejtuese në sektorin publik shtetëror dhe atë privat bankar.
Përpara se të fitonte pozicionin e këshilltarit ekonomik pranë Njësisë së Shërbimit Ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, znj. Enkeleda Kambo ka mbajtur pozicionin e audituesit të dytë në Drejtorinë e Auditimit të Programeve IPA në Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës së Akredituar nga Bashkimi Evropian.
Enkeleda Kambo është eksperte në fushën e ekonomisë, kontabilitetit, shërbimeve bankare, si dhe në fushën e marrëdhënieve me publikun, pasi ka kryer kualifikime të ndryshme.
Znj. Kambo është njohëse e mirë e gjuhëve angleze dhe franceze.