Këshilltare Ekonomike
Në vitin 2008 diplomohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë. Karriera e saj profesionale ka nisur në tregun bankar, në pozicionin e specialistit të lartë të kredive në sektorin e analizës financiare. Në vitin 2015, nga specialiste në një prej degëve të bankës, znj. Abazaj u transferua për të ushtruar të njëjtën detyrë brenda departamentit të kredive, në drejtorinë e përgjithshme të një prej bankave të nivelit të dytë. Në vitin 2011, znj. Erlinda Abazaj ka mbrojtur diplomën “Master i Shkencave” për administrim biznesi dhe marketing. Në vitin 2017 është diplomuar edhe si juriste në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Gjatë punës së saj, znj. Abazaj ka kryer disa trajnime në fushën financiare, kontabilitetit dhe menaxhimit bankar. Znj. Erlinda Abazaj është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.