Këshilltare Ligjore
Diplomohet në vitin 2009 me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ndërsa në vitin 2011 ajo ka mbrojtur diplomën “Master” në Shkenca Juridike Civile.
Znj. Tice ka përfunduar studimet e larta edhe në Fakultetin e Ekonomisë, dega financë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Zotëron licencën e avokatit që prej vitit 2011, si dhe atë të ndërmjetësimit. Karriera e saj profesionale ka nisur si asistente avokate në një zyrë avokatie. Më pas ka ushtruar profesionin e përfaqësuesit ligjor në një nga projektet e Bankës Botërore. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 znj. Tice ka mbajtur detyrën e juristes në njësinë e menaxhimit të projekteve të financuara nga Banka Islamike për Zhvillim në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Nga viti 2016 deri në vitin 2018 ka mbajtur detyrën e inspektores në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë. Pas vitit 2018, znj. Tice ka punuar në sektorin privat, në disa shoqëri të mëdha tregtare si përfaqësuese ligjore. Është njohëse e mirë e tri gjuhëve të huaja, anglisht, italisht, spanjisht.
Në vitin 2023, ajo u përzgjodh si këshilltare ligjore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.