Këshilltare ligjore
Znj. Etleva Nozlli është diplomuar si juriste në vitin 1998, në Fakultetin Juridik, të Universitetit të Tiranës. Ka përfunduar studimet post master për “Shkenca Administrative”, pranë Albanian University. Znj. Nozlli ka kryer një sërë trajnimesh, si trajnimi pasuniversitar në “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci”, po ashtu kurse trajnimi mbi “Kontratat dhe Shoqëritë tregtare”, “Masat disiplinore dhe procedurat e ankesës” “Menaxhimi i riskut-parime e koncepte”, si dhe “Menaxhimi i projekteve me standarde ndërkombëtare”, për të cilat është vlerësuar maksimalisht. Karriera e saj si juriste ka nisur pranë shoqërive tregtare të ndryshme në sektorin privat, ka vazhduar në profesionin e lirë të avokatit për të cilin është e pajisur me licencë në vitin 2004 dhe më pas si juriste në Drejtorinë Juridike të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Znj. Etleva Nozlli është njohëse e gjuhës angleze dhe italiane