Këshilltar Ligjor
Diplomohet në vitin 2004 me titullin “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2006 mbron diplomën Master për Marrëdhënie Diplomatike dhe Diplomaci, pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare, Itali. Pas diplomimit ka ushtruar profesionin e juristit në disa institucione të administratës publike në nivel qendror dhe vendor. Gjatë karrierës së gjatë profesionale ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh në fushën e së Drejtës. Në vitin 2018 ka fituar titullin “Ndërmjetës” nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve dhe në vitin 2019 ka fituar titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Znj. Evis Ziu ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.