Këshilltare Ligjore

Znj. Farie Osmani është diplomuar në vitin 1999 në Fakultetin Juridik, të Universitetit Luigj Gurakuqi, Shkodër. Karriera e saj profesionale si juriste ka nisur në vitin 2003 pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në vitin 2005, znj. Osmani është emëruar në detyrën e përgjegjësit të sektorit juridik në Prefekturën e Qarkut Tiranë, detyrë që e ka mbajtur për më shumë se 7 vjet. Në periudhën 2013 – 2016 ka ushtruar funksionin e përgjegjëses së sektorit juridik pranë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Pas vitit 2016 u shkëput nga administrata publike për të ushtruar profesionin e avokates. Znj. Osmani ka fituar titullin “Audit i Brendshëm Publik” nga Ministria e Financave, titullin “Trajner në fushën e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut në Administratën Publike” nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, si dhe titullin “ Ndërmjetës” nga Ministria e Drejtësisë. Znj. Farie Osmani është njohëse e mirë e gjuhës angleze