Këshilltar Ligjor

Diplomohet “Jurist”  në vitin 2007, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2014 përfundon studimet master në “MBA në Sipërmarrje”, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. Është anëtar i Dhomës së Avokatisë, Tiranë.Ka qenë specialist në projektin e dixhitalizimit të regjistrit tregtar në Ministrinë e Drejtësisë dhe për një periudhë dyvjeçare ka punuar si specialist në Qendrën Kombëtare të Licencimit. Deri në vitin 2016 ka qenë përgjegjës i sektorit të pronësisë dhe zhvillimit rajonal pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, ndërsa më pas drejtor i projekteve pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Ka qenë autoritet përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesave dhe është njohës shumë i mirë i legjislacionit mbi pronësinë, menaxhimin e kontratave, dhe konfliktit të interesit. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.