Këshilltar Ligjor
Diplomuar “Jurist” në vitin 2000, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitet 2000-2004 ka punuar si specialist në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Në vitet 2004-2006 ka ushtruar funksionet si përgjegjës sektori i Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ka marrë titullin “Avokat” që nga viti 2008. Në vitet 2007-2013 ka pasur postin e drejtorit të Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Në dhjetor të vitit 2013 deri në shkurt të vitit 2015 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe më pas atë të drejtorit të Drejtorisë së Legjislacionit pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.