Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, z. Roland Ilia, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “25 vjet të Kushtetutës Shqiptare”, organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese.
Në aktivitetin e mbajtur në sallën e seancave plenare morën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Holta Zaçaj, Ministri i Drejtësisë Z. Ulsi Manja, anëtari i Komisionit të Venecias, Z. Peter Bußjäger, kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, kryetarë e gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Austrisë, Sllovenisë, drejtues të institucioneve të sistemit të drejtësisë, magjistratë e ish-magjistratë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të sistemit të drejtësisë.