Këshilltare Ligjore
Znj. Lorenca Brahimaj është diplomuar si juriste në vitin 2004, në Fakultetin Juridik, të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet post master për “Shkenca Administrative”, pranë Albanian University. Znj. Brahimaj e ka nisur karrierën e saj në vitin 2006, në detyrën e specialistit të burimeve njerëzore dhe, më pas, si asistente e kontratave dhe zhdoganimeve në një shoqëri tregtare që ushtron aktivitetin për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e naftës në fushën naftëmbajtese në Patos-Marinëz. Për një periudhë 5-vjeçare ka mbajtur detyra të rëndësishme, fillimisht, si përgjegjëse e sektorit juridik, e më pas si drejtore e Komisionit Vendor të Verifikimit dhe Vlerësimit të Titujve të Pronësisë në Prefekturën e qarkut Fier. Ajo ka fituar titullin “Avokat” që prej vitit 2006 si dhe e ka ushtruar këtë profesion të lirë për rreth 3 vjet. Në periudhën 2019 – 2020, znj. Brahimaj ka mbajtur detyrën e specialistit të lartë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Vendore Fier. Gjatë karrierës së saj ka dhënë kontribut edhe në fushën e mësimdhënies si as. pedagoge në universitetin publik “Ismail Qemali”, Vlorë. Znj. Lorenca Brahimaj është njohëse e gjuhës angleze dhe italiane.