Këshilltare Ligjore

Diplomohet në vitin 2006 me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. 

Karriera e saj profesionale si juriste ka nisur në vitin 2006 pranë Gjykatës së Lartë në pozicionin e ndihmëses ligjore, për një periudhë prej 10 vjetësh në Kolegjin Civil, Administrativ dhe atë Penal.  

Nga viti 2016 deri në vitin 2019 ka punuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) fillimisht si ndihmësinspektor dhe më pas si inspektor. Në muajin maj të vitit 2019, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së inspektorit, me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së, në zbatim të ligjit nr. 12/2018 (i ndryshuar), është emëruar anëtare e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme”, duke u përzgjedhur nga radhët e inspektorëve që plotësonin kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion. Detyrën e anëtarit të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit e kreu deri në përfundimin e funksionit të Komisionit, datë 31.12.2022. Luljeta Qoku gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës ka marrë pjesë në disa trajnime të organizuara nga T.M.C. Asser Instituut – Hagë, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale OMPI, Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me fondacionin SLYNN dhe Gjykata e Lartë, për të cilat është pajisur me certifikatat përkatëse. Është njohëse e mirë e gjuhës angleze. Në vitin 2013 ka fituar titullin “Avokat”. 

Në vitin 2023 u përzgjodh në pozicionin e këshilltares ligjore pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.