Lulzim Hamitaj
Komisioner
Diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Universitetin “La Sapienza” në Romë, Itali. Diplomën e juristit z. Hamitaj e ka mbrojtur edhe në Spanjë, në Universitetin e Valencias. Në vitin 2015 ka përfunduar masterin profesionalo-shkencor në të drejtën penale dhe kriminologji, në Universitetin Internacional “UNISED” në Milano. Z. Hamitaj është në përfundim të studimeve shkencore për të mbrojtur gradën “Doktor” në të drejtën e procedurës penale në Universitetin “La Sapienza”. Është kualifikuar si avokat, ndërsa ka licencë avokatie edhe në Spanjë. Ai ka ushtruar profesionin e avokatit në Romë. Z. Hamitaj është ekspert në të drejtën ndërkombëtare, penale, civile, financiare, fiskale dhe administrative. Po ashtu, z. Hamitaj ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore, seminare e kurse të ndryshme. Z. Hamitaj ka kontribuar edhe në fushën e mësimdhënies si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Avokati Hamitaj është njohës i disa gjuhëve, si anglisht, italisht, spanjisht e frëngjisht. Pas një eksperience më shumë se 16-vjeçare si jurist, z. Hamitaj u emërua në qershor të vitit 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.