Këshilltare Ekonomike

Diplomohet në vitin 1990 me titullin “Ekonomist për industrinë”, në Fakultetin Ekonomik, Tiranë. Në vitin 2011 mbron diplomën master për “Administrim biznesi në sipërmarrje”. Karriera e saj ka nisur në Institutin e Statistikave e më pas në “Eurostat”. Nga viti 1999 deri në vitin 2005 znj. Tandini ka punuar në “Piraeus Bank” në Athinë. Për mbi dymbëdhjetë vjet ajo ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në banka të ndryshme të vendit. Gjatë jetës së saj profesionale znj. Tandini ka kryer kërkime shkencore, ka publikuar artikuj në konferenca ndërkombëtare, si dhe ka kryer një sërë trajnimesh në fushën finaciare jashtë Shqipërisë. Në vitin 2017 është diplomuar me titullin “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë.
Znj. Tandini është njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja, si anglisht, italisht dhe greqisht.