Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i janë bashkuar nismës së shumë institucioneve shtetërore për të kontribuar përmes pagës së tyre në buxhetin e shtetit për përballimin e situatës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave. Edhe njëherë KPK rreshtohet përkrah strukturave të larta shtetërore, duke demonstruar shpirtin e vullnetarizmit dhe të sakrificës në këtë periudhë të vëshirë për vendin dhe shoqërinë, ku problematika fokusohet tek shpëtimi i jetëve njerëzore dhe fatura financiare bëhet çështje jo vetëm e qeverisë, por e gjithë shoqërisë.
Në kuadër të përshkallëzimit të masave mbrojtëse nga COVID-19, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton kufizimin e mëtejshëm të veprimtarisë institucionale dhe dërgimin e punonjësve në shtëpi deri në një…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, po kryen me përgjegjësi dhe transparencë të plotë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i krijuar me ndryshimet e fundit në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si pjesë e Reformës në Drejtësi, po kryen me rigorozitet dhe transparencë të…