Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Altin Binaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 23.01.2019, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Altin Binaj, drejtues në Prokurorinë e Apelit Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.