Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Donika Prela, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.01.2019, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.