Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Z. Dritan Peka, me detyrë prokuror dhe drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë, përcaktuar në datë 21.02.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 04.03.2019, ora 10:00.
Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë!