Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 19.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Pashk Gjaci, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.03.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.