Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore më datë 11.03.2019 dhe 21.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Ornela Naqellari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 21.03.2019 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.