Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 25.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Fatmir Lushi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.03.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fatmir Lushi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan/drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.