Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 07.05.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Fatmir Hoxha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.05.2018, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fatmir Hoxha, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Alma Faskaj relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.