Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.05.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Xhaxho, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.05.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Manjola Xhaxho, gjyqtarenë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Xhensila Pine relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.