Bazuar në nenin C, pika 3 të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 13, gërma “c”, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në republikën e Shqipërisë”, Kodin e Punës së RSH, VKM nr. 511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, të ndryshuar, si dhe nenin 8, pika 2, gërma “b” të Rregullores “Për veprimtarinë e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit”, Komisioni njofton se:
Administrata mbështetëse dhe zyra e arkiv-protokollit të KPK-së vijojnë punën pa ndërprerje edhe gjatë muajit gusht 2020, për të pranuar, regjistruar dhe protokolluar të gjitha shkresat dhe kërkesat që i drejtohen zyrtarisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!