“Dhuro gjak, shpëto jetë”, KPK i bashkohet nismës
“Dhuro gjak, shpëto jetë”.Në kuadër të 14 qershorit, ditës botërore të dhurimit vullnetar të gjakut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i është bashkuar fushatës së dhurimit vullnetar, duke iu përgjigjur thirrjes së
Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ). Nën këtë moto, ditën e sotme, anëtarët e Komisionit dhe stafi administrativ kanë dhuruar gjak për personat në nevojë.
Nisma e dhurimit të gjakut bëhet në mbështetje të fushatës së ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë, sidomos fëmijëve talasemikë dhe njerëzve me patologji të ndryshme.
Dhurimi i gjakut u krye në ambjentet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nën kujdesin e mjekëve.