Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), pritën në një takim zyrtar një delegacion me deputetët e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të pranishëm në takimin e zhvilluar në ambientet e KPK-së, ishin edhe përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monotorimit (ONM).
Reforma në sistemin e drejtësisë dhe procesi i rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë, ishte në fokus të këtij takimi.
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, z. Roland Ilia dhe komisionerët e njohën delegacionin me proceset e punës së institucionit dhe ecurinë e procesit të rivlerësimit në këto 6 vjet, duke u ndalur te përvojat pozitive si dhe vështirësitë e tij.
Ndërsa nga ana e tyre deputetët e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës shprehën shprehën interes për të përfituar sa më shumë nga eksperienca e Shqipërisë në procesin e vettingut.