Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 12.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Gani Dizdari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.07.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Pamela Qirko, z. Roland Ilia relator, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.