Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Dritan Rreshka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 31.07.2018, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit , Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.