Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Besnik Muçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.08.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit , Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, z. Olsi Komici relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.