Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Gentjan Medja bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.08.2018, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Gentjan Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.