Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 31.10.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Artor Ylli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 02.11.2018, me shumicë votash vendosi:
- Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë.
- Ndërprerjen e programit të trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Roland Ilia relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.