Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.11.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Liçaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 15.11.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Xhensila Pine relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .
Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.