Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 25.5.2023 dhe në datë 5.7.2023 për subjektin e rivlerësimit, z. Artur Ismajlukaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Ismajlukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
- Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të referojë pranë organit kompetent, ILD, bazuar në nenin 103/ç mbi sjelljen e magjistratit jashtë ushtrimit të funksionit, të ligjit nr. 96/2016; për të vlerësuar nëse ka shkaqe për hetim disiplinor nga ana e këtij organi, lidhur me subjektin e rivlerësimit.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Alma Faskaj anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit,Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 7.7.2023.