Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 27.3.2024 dhe në datën 21.5.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Ervin Aliu, bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit z.Ervin Aliu, ndihmës ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 22.5.2024.