Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 20.2.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Gëzim Copa, bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Gëzim Copa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë për vlerësim etik dhe professional pranë organit kompetent, të dosjes penale 263 të vitit 2019 për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore të subjektit të rivlerësimit.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Alma Faskaj anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 22.2.2024.