Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.10.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Gëzim Veizi bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gëzim Veizi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Olsi Komici relator, znj. Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 11.10.2024.