Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.10.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Jurgen Selimi bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Jurgen Selimi, ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 10.10.2024.