Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 23.7.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Seladin Pysqyli bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Seladin Pysqyli, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 25.7.2024.