Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.6.2024, për subjektin e rivlerësimit, znj. Aneta Strakosha bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Aneta Strakosha, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 14.6.2024.