Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pasi:

· shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Flora Çela;
· zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ;
· dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancën dëgjimore, përkatësisht në datë 12.10.2023, në respektim të së drejtës për një proces të rregullt ligjor;
· njoftoi subjektin dhe shpalli vendimin e ndërmjetëm nr. 4, në datë 17.10.2023, për pezullimin nga detyra të znj. Flora Çela, për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
· administroi rezultatet e arritura nga subjekti gjatë programit të trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës dhe, pasi i diskutoi ato në dhomë këshillimi, e konsideron të përfunduar procesin për rivlerësimin e subjektit Flora Çela.

Trupi gjykues, i përbërë nga z. Lulzim Hamitaj kryesues, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Etleda Çiftja anëtare.

                                                                                            VENDOSI:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj Flora Çela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/2016.
Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datë 23.9.2024.