Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.10.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Herila Çela bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Herila Çela, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Etleda Çiftja relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 30.10.2023.